Shqipëria
Saranda destinacion i preferuar, në port rezervuan 43 anije të mëdha
Viteve të fundit Saranda është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj.
Tregues për këtë fakt janë dhe rezervimet që kanë bërë anijet në portin e Sarandës, ku për vitin 2024 parashikohet të vijnë një numër i lartë i tyre.
Drejtori i portit të Sarandës, Alket Qendro tha për ATSH-në se “për vitin 2024 porti i Sarandës deri tani është rezervuar nga 43 anije të mëdha, përcjell Albinfo.ch.
“Turistët që do të vijnë me këto kroçera do të vizitojnë pikat turistike të Sarandës dhe qyteteve të tjera si Gjirokastra, Përmeti, etj. Kroçera e parë pritet të vijë gjatë muajit prill”, ka thënë Qendro.
Sipas tij, ardhja e turistëve të huaj me këto kroçera ka një impakt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit dhe veçanërisht të Sarandës dhe qyteteve pranë saj.
“Porti Detar, Komisariati i Policisë Kufitare, Kapiteneria dhe Dogana Sarandë kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik. Nga Saranda drejt Korfuzit është shtuar numri i trageteve dhe linjave, ku janë dhe dy kompani të reja që do të operojnë këtë vit”, tha Qendro.
Sa i përket numrit të udhëtarëve gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, Qendro tha se “kanë hyrë dhe kanë nga porti i Sarandës 5175 pasagjerë, një rritje prej 35.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, ku u shënuan 3898 pasagjerë”.
Vitin e kaluar anijet e mëdha mbërritën në portin e Sarandës deri në muajin nëntor, ku turistë të kombësive të ndryshme, angleze, kanadeze, holandeze vizituan qytetin e lashtë të Butrintit, Gjirokastrën dhe sitet e tjera arkeologjike rreth Sarandës.
Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













