Kosova
Nderohen ushtarët e rënë të NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorët e akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s, në 25-vjetorin e fillimit të intervenimit të aleancës.
Presidentja i ka falënderuar këto shtete që “nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve që ndodhej populli i Kosovës atëkohë”.
“Faleminderit përjetësisht NATO-s. Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO përkrah miqve që na qëndruan pranë në momentet më të vështira dhe do ta kthejë këtë borxh duke ndihmuar në vendet e tjera, siç po ndihmon edhe sot ushtria jonë”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, 24 marsi është shndërruar në një partneritet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike.
“Kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë, prandaj edhe sot jam shoqëruar nga ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve mike, shteteve që edhe sot qëndrojnë pranë Kosovës jo vetëm më 24 mars të 99-ës, por edhe sot kur ne po përballemi me sfida të shumta për ta fuqizuar Kosovën edhe ndërkombëtarisht. Dua edhe një herë në emër të popullit të Kosovës t’i falënderoj nga zemra secilin nga ushtarët e NATO-s që e rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë tonën.
I falënderoj të gjithë liderët të shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës, por na dolën zot, na erdhën në shpëtim dhe, edhe sot qëndrojnë pranë nesh përderisa ne punojmë bashkërisht që Kosova e sotme t’i bëjë qytetarët e miqtë e saj të mburren me sukseset në zhvillim e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, është shprehur ajo.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











