Kosova
Kurti kërkon mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut.
Temë qendrore e takimit ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeministri i falënderoi për takimin miqësor mes tyre dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ai foli për veprimet që tha se ka ndërmarrë qeveria në tre vjetët e fundit, të cilat sipas tij, kanë sjellë fryte pozitive e rezultate në përmirësim të sundimit të ligjit, avancim të demokracisë dhe progres socio-ekonomik, progres ky që njihet e faktohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.
Takimi ofroi mundësi që Kryeministri t’i falënderojë ambasadorët për rolin dhe kontributin e shteteve të tyre në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe zhvillimit të Kosovës si dhe procesin e integrimeve në organizata ndërkombëtare. Në takim u bisedua edhe rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogut në Bruksel.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz