Kosova
Osmani në Samitin e Demokracisë: Kosova ka bërë hapa përpara në sundimin e ligjit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën në Samitin e Demokracisë që është organizuar të mërkurën virtualisht nga Republika e Koresë, nën udhëheqjen e Presidentit Yoon Suk Yeol.
Samiti për Demokraci është nismë e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në kuadër të së cilit Kosova ndër vite është shquar në mesin e vendeve kampione për sa i përket reformave dhe nismave të ndërmarra në drejtim të fuqizimit të vazhdueshëm të demokracisë.
Në deklaratën e saj, Osmani solli në vëmendje rëndësinë jetike për forcim dhe zhvillim të mëtejshëm të demokracisë, duke theksuar domosdoshmërinë e unitetit nga shtetet demokratike përballë autokracive në rritje.
“Presidentja Osmani ka thënë se zotimet që kemi ndërmarrë në kuadër të Samitit për Demokraci i kanë prirë rrugëtimit tonë, si në politikë ashtu edhe në vendimmarrje”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje shtohet se presidentja theksoi se “nga takimi i fundit i liderëve, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit në përputhje me strategjinë e miratuar gjithëpërfshirëse kombëtare, një nga rezultatet më të rëndësishme në kuadër të zotimeve tona në Samitin për Demokraci”.
“Ne kemi dëshmuar gjithashtu edhe përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, duke miratuar Deklaratën kundër ndalimit arbitrar në marrëdhëniet ndërshtetërore; duke u bërë pjesë e Deklaratës së Parimeve për ta luftuar represionin transnacional së bashku me gjashtë vende të tjera demokratike, në tetorin e kaluar; si dhe duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara drejt avancimit të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar manipulimin e informacioneve nga ndonjë shtet i huaj”, ka thënë tutje Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka folur edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht dhe për ta forcuar rolin e tyre në institucionet publike dhe politike, duke theksuar se barazia gjinore dhe fuqizimi i grave kanë qenë në themel të të gjitha zotimeve tona.
Në prag të edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në muajin prill në Prishtinë, Presidentja Osmani ka theksuar se një ndër të arriturat më të mëdha këtë vit është themelimi i Qendrës së parë Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në partneritet me Zyrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, në përputhje me Strategjinë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2023 të SHBA-ve, si dhe Planin Kombëtar të Veprimit.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












