Shqipëria
“Escape”: Vera në Shqipëri është e mahnitshme
Gjithashtu, për një qëndrim katërditor për dy persona në korrik mund të rezervoni një hotel për rreth 60 euro natën
Vera në Shqipëri është e mahnitshme. Edhe pse nuk është një vend i festave latine, ka plazhe, klube ditore, laguna me rërë, pyje me pisha, rrënoja të lashta dhe male, shkruan James Booth në të përditshmen australiane “Escape”.
Shqipëria, me një vijë bregdetare 450 kilometra, në jug të Kroacisë dhe në veriperëndim të Malit të Zi në detet Adriatik dhe Jon, po kthehet në një destinacion të ri turistik në Evropë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Jo vetëm që është më relaksuese se Ibiza, por është edhe më e lirë. Në Shqipëri ju mund të porosisni një vakt me tri pjata në një restorant mesatar, për dy persona për vetëm 35 euro.
Gjithashtu, për një qëndrim katërditor për dy persona në korrik mund të rezervoni një hotel për rreth 60 euro në natë. Shijoni vendpushimin si Pema e Thatë, e cila duket sikur ndodheni në Maldive me shezllonet mbi ujë. Shumë video në Instagram dhe TikTok u dedikohen udhëtarëve që promovojnë bukuritë e Shqipërisë.
Tani udhëtarët kanë zbuluar këtë vizion të parajsës, i cili shumë shpejt do të bëhet më i shtrenjtë dhe i mbipopulluar. Ne ju rekomandojmë ta vizitoni tani ndërsa është ende nën radar.
Porta kryesore për në Rivierën Shqiptare është nëpërmjet aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili është dy orë me makinë nga Vlora, fillimi i kësaj shtrirje mahnitëse të vijës bregdetare. Gjithashtu, plazhi i Ksamilit ofron ishuj të mahnitshëm me ujëra të kristalta.
Vendet që duhet të vizitoni me patjetër në Shqipëri;
- Vizitoni Liqenin e Komanit
- Notoni në Lumin e Shalës
- Bëni banjo dielli në Gjirin e Gramës
- Vizitoni Plazhin e Dhërmiut
- Bëni ecje në itinerarin Valbonë-Theth 28,3 kilometra, një nga shtigjet më spektakulare të ecjes në Shqipëri
- Vizitoni Plazhin e Akuariumit
- Eksploroni plazhin e Himarës
- Vizitoni ‘Hotel Palase’
- Notoni në ‘Syrin e Kaltër’
- Relaksohuni në plazhin Pema e Thatë, një vendpushim privat.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës












