Kosova
Hovenier i përgjigjet Vuçiqit: Aleanca më e suksesshme në histori është në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihet i shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Hovenier ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja, përcjell albinfo.ch.
Sa u përket deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, ambasadori amerikan Hovenier tha se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime.
Hovenier ka thënë se është pjesë fundamentale e politikës së jashtme të SHBA-së që shtetet të jenë në gjendje të vendosin vetë për aranzhimet e tyre të sigurisë, për marrëdhëniet e aleancat që duan të kenë.
Ai ka thënë se kjo është edhe arsyeja e angazhimit të madh të SHBA-së në Ukrainë, pasi beson se Ukraina duhet të zgjedhë vetë nëse dëshiron të jetë anëtare e NATO-s apo BE-së, e jo ta lërë të vendosë Rusia për të.
“Ne mirëpresim dhe jemi shumë të vetëdijshëm që Kosova ka bërë zgjedhjen që dëshiron t’i bashkohet NATO-s një ditë. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi të përkrahim këtë synim. Ne besojmë se do të kontribuojë kjo për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe angazhim për ta përkrahur popullin e Kosovës dhe për ta përkrahur Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa po vazhdon tranzicionin…Kemi bërë shumë angazhim, bëjmë stërvitje, kemi ndihmuar me pajisje ushtarake e armatim, për të përkrahur këtë. Kosova po përballet me sfidë që disa anëtarë të NATO-s nuk e njohin atë, siç e bën SHBA-ja e partnerët, si shtet të pavarur e sovran. Ne duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës drejt NATO-s. Kosova qëndron shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Më tepër janë këto çështje të pazgjidhura dhe të shohim të avancojë. Presim që plotësisht Kosova të bëhet një ditë anëtare e NATO-s dhe po punojmë në këtë drejtim”, tha Hovenier. “Dua të kundërshtojë ata që bëjnë krahasime se kush qëndron ku në marrëdhënie me kë. Ka shumë angazhim për avancime të sigurisë së Kosovës”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












