Kosova
Deputeti Islam Aliaj: Krenar për arritjet, do të luftoj për të drejta të barabarta
Deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës, Islam Aliaj, gjatë qëndrimit në Kosovë në një interviste dhënë televizionit publik të Kosovës tha se ndjehet krenar që është deputet në Parlamentin zviceran.
“Unë jam shqiptari i parë në Parlamentin e Zvicrës dhe jam shumë krenar për këtë arritje. Ky është një hap i madh për mua dhe shoqërinë tonë. Që 13 vite jam aktivist i njerëzve me aftësi të kufizuara, duke luftuar për të drejta të barabarta. Kontributi im është duke vazhduar më shumë në parlament, ku jemi duke bërë ndryshimet në ligje për një jetë më të mirë për njerëzit me aftësi të kufizuara”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ditës së sotme ai u prit në takim nga kryeministri Albin Kurti, me të cilin biseduan për mundësinë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











