Shqipëria
Rama i quan “fantastike” planet e dhëndrit të Donald Trump për ndërtimin e vilave në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për investimet potenciale të dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas tij, kjo është ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
“Shqiptarët do të fitojnë çka nuk imagjinohej vite më parë, sepse nxitja e këtyre zhvillimeve pasuron shqiptarët, rrit ekonominë, stimulon zinxhirin e prodhimit. Ata konsumojnë këtu. Shqipëria do të jetë konkurrente e ‘luanëve të Mesdheut’. Është aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit. Unë flas me fakte. Kemi ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit”, ka thënë Rama, duke shtuar se ideja e tillë ka qenë para se ai të bëhej kryeministër.
Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur dyshime për ndikimet politike në këtë projekt, e madje edhe për konflikt interesi, sidomos pasi Trumpi po tenton tjetër mandat në krye të SHBA-së. Në projektet e Jared Kushnerit është përfshirë edhe Richard Grenelli, ish-emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Sipas mediumit prestigjioz gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, realizimi i këtij projekti potencial mund të ketë pasoja të mëdha, teksa ka përmendur edhe “marrëveshjen e planifikuar” për ndarjen e Kosovës./Koha.net
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














