Kosova
BE: Zëvendësimi i tabelave në Veri duhet të bëhet pas konsultimeve me Komisionerin e Gjuhëve
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, këtë të premte ka thënë se vendimi për zëvendësimin e tabelave në veri duhet të zbatohet vetëm pas konsultimeve me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
“Me iniciativën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Kjo do të thotë të merren parasysh komunitetet e prekura”, ka shkruar ai në “X”.
Të enjten institucionet e Kosovës kanë zëvendësuar tabelat me emërtimet e vendbanimeve në gjuhë cirilike me tabela, në të cilat emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.
Të premten, shumica e tabelave janë ngjyrosur aty ku emri i vendbanimit ishte në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









