Kosova
Pritet takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 19 mars do të mbahet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Takimi, sipas Stanos, do jetë në nivel të kryenegociatorëve, ku ndërsa mes tjerash do të trajtohet edhe çështja e dinarit.
“Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe, do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri








