Kosova
Lajçak sot pasdite takon Vuçiqin në Beograd
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, sot pasdite në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim i aranzhuar ditë më parë.
Ndërkohë, dje në Prishtinë, emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile. Ai tha se me Kurtin ka pasur bisedë të mirë, ndërsa theksoi se Kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë propozimet e tij.
Ndryshe, zyra për media e Presidentit të Serbisë ka bërë me dije se takimi Vuçiq-Lajçak do të fillojë në orën 18:00.
Vuçiq më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.
“Referendumi për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është një tjetër mashtrim i Albin Kurtit, për të do të flas në ditët në vijim. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, vjen në Beograd më 15 mars dhe pas kësaj do të shpjegojë se çfarë po planifikon Kurti”, kishte thënë ai.
Lajçak ka vizituar Kosovën javën që shkoi, ku ka takuar zëvendëskryeministrin Bislimi, me të cilin ka folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe çështjen e dinarit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












