Kosova
Në mesin e 250 nominimeve, Hana Qerimi fiton çmimin ‘Young Woman Entrepreneur’
Bëhet e ditur se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, në mesin e rreth 250 nominimeve këtë vit, ka zgjedhur Hana Qerimin si ‘Gruaja e re Sipërmarrëse e Ballkanit Perëndimor’ dhe një nga gratë sipërmarrëse të vitit 2023, për kontributin e saj në ndërmarrësi dhe inovacion përmes Shkollës Digjitale dhe StarLabs, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Hana vazhdon të vlerësohet për ndikimin e saj në fushën e TIK, duke udhëhequr në zhvillimin e inovacionit në rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm.
Juria vlerësuese e kësaj gare ishin: Andriola Kambo, drejtoreshë ekzekutive në Union of Albanian Municipalities; Brankica Rakovic, kryeredaktore e revistës Lola dhe pronare e agjencisë së marketingut digjital Dot Media; Shqipe Breznica, drejtoreshë vendore në Hilfe zur Selbsthilfe e.V.; Branimir Zugic, bashkëthemelues dhe drejtor i Programit, Industries Creative dhe Media Forum Kotor; Zagorka Blazevska, CEO Vita Nova dhe Jelena Mihajloviq-Tanasijević, shefe e Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Asociacioni i Autoriteteve Lokale në Serbi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











