Kosova
Kosovë: Ndahen nga 500 euro për policët që u plagosën në veri dhe për ata me sëmundje të rënda
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim që të ndajë nga 500 euro për të gjithë policët e plagosur apo të lënduar në veri dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda.
Sipas vendimit të Këshillit Drejtues, paratë do të ndahen për të gjithë ata policë që janë anëtarë të sindikatës, transmeton albinfo.ch.
“Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar listat e propozuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore dhe nga Shoqatat Sindikal për zyrtarët policorë, të cilët janë plagosur dhe lënduar në veri të Kosovës dhe për ata që janë duke u trajtuar me sëmundje të rënda. Lidhur me këtë çështje Këshilli Drejtues, me shumicë të votave, ka marrë vendim që nga listat e përpiluara të ndahen për secilin nga pesëqind (500) euro, për të gjithë ata që janë anëtarë të sindikatës, kurse ata që nuk janë anëtarë të kontaktohen dhe t’u mundësohet pranimi i kësaj ndihme në momentin që e bëjnë deklarimin e anëtarësimit në sindikatë”, thuhet në komunikatën për media.
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











