Kosova
Talat Xhaferi, në vizitën e parë në Kosovë si kryeministër
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar sot Kosovën, pa një axhendë të caktuar, përcjell albinfo.ch.
Ai mbajti ligjëratë për studentët me temën “Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri, i uroi mirëseardhje Xhaferit në emër të stafit të institucionit, duke shprehur vlerësimin e lartë për kontributin dhe angazhimin e kryeministrit ndër vite për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Xhaferi përveç ligjëratës zhvilloi takime edhe me Këshillin Drejtues të Kolegjit AAB.
“Kolegjin AAB e kanë vizituar shumë personalitete të jetës publike dhe politike, shkrimtarë, artistë e poetë eminentë, por prezenca juaj është e rëndësisë së veçantë dhe domethënëse e motivuese veçanërisht për studentët tanë”, u shpreh Olluri.
Kryeministri Xhaferi tha se “është kënaqësi e veçantë të gjendet para stafit dhe studentëve të Kolegjit AAB, në ambientet e bukura, i rrethuar me intelektualët aktualë dhe të ardhshëm të vendit mik, fqinj dhe mbi të gjitha vëllazëror, Kosovës”.
Tutje ai në ligjëratën e tij foli për marrëdhëniet që gëzojnë ndër vite dy republikat, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë trashëguar brez pas brezi me të gjitha sfidat, të përbashkëtat dhe çdo proces tjetër të rëndësishëm për dy palët.
“Bashkërisht gjenerata të tëra kanë renditur kontributet e tyre për shtetndërtim dhe ne kemi të kaluar të përbashkët. Historia jonë është e dhimbshme dhe e hidhur për pasojat që ka lënë dhe përjetimet që i kemi pasur të gjithë. Sot me rastin e shënimit të marsit të lavdishëm për 26-vjetorin e epopesë së UÇK-së, kam pranuar ftesën që të jem në këtë periudhë në Kosovë dhe kjo më kthen pas tek ato vite”, tha Xhaferi.
Si shenjë mirënjohje për praninë e tij kryeministrit Xhaferi iu dhurua një pikturë nga studentja e Fakultetit të Arteve në Kolegjin AAB, Fortesa Berisha, kurse pati edhe shumë pyetje të parashtruara nga studentët që ndërlidheshin me integrimin e dy shteteve në BE, thellimin e raporteve, bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe arsimor etj.
Nuk është njoftuar se Xhaferi do të pritet nga kryeministri Kurti ose drejtuesit e tjerë të institucioneve të Kosovës.
I pyetur para disa ditësh pse nuk e ka vizutuar ende Kosovën, Xhaferi kishte deklaruar se “nuk mund të shkosh në dasmë pa ftesë”.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











