Kosova
Osmani: Familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes
Liderët shtetërorë e qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe të mërkurën në Prekaz, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Osmani ka thënë se Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë dhe epope që simbolizon lirinë.
“Familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Siç e shihni, jo vetëm përgjatë epopesë, por edhe periudha të ndryshme të vitit kemi fëmijë nga shkolla anembanë Kosovës që vinë këtu për të mësuar për historinë e Kosovës, por mbi të gjitha për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, me trimërinë e guximin e tyre. Lavdi përjetë komandantit Adem Jashari e gjithë anëtarëve të familjes Jashari, e gjithë të rënëve e dëshmorëve të tjerë të UÇK-së”, ka thënë Osmani në një prononcim për media.
E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.
“Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë nëpër botë, vinë e përkulen para varreve të bacës Shaban, Ademit, Hamzës dhe gjithë familjarëve që u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptar, për sa kohë të ekzistojë kombi ynë, ky gjithmonë do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi, por edhe gjejmë frymëzim vazhdimisht e patriotizëm se si mbrohet vendi. Lavdi”, ka thënë Konjufca.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Prekazi heroik e historik, kujton çmimin e rrënjët e lirisë që gëzojmë”.
“Të gjithë duhet të vinë në këtë vend që të mos harrojmë e të mos devijojmë. Të mos harrojmë të kaluarën e të mos devijojmë drejt të ardhmes”, ka thënë Kurti. “Me përkulje respekti e ndjenjë admirimi gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharëve. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari, UÇK-së e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit”, ka thënë Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









