Lajme
Zvicra, e rrezikuar nga humbjet ekonomike për shkak të ndryshimeve klimatike
Kjo theksohet nga një analizë e Swiss Re, sipas së cilës Filipinet janë kombi më i ekspozuar ndaj problemit. Përpara Zvicrës janë Australia, India dhe Tajvani
Zvicra është në dhjetë vendet e para të listës së vendeve më të rrezikuara për shkak të intensifikimit të humbjeve ekonomike të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Kjo del nga një analizë e kompanisë së risigurimeve Swiss Re, e cila mori parasysh 36 vende. Me dëme që arrijnë në 3.00% të produktit të brendshëm bruto (PBB), Filipinet duket se janë kombi – ndër ato që merren në konsideratë – më i ekspozuari ndaj problemit. Në vend të dytë janë Shtetet e Bashkuara (0,38% e PBB-së, por vendi i parë në terma absolutë: 97 miliardë dollarë), në vendin e tretë është Tajlanda (0,36%). Më pas vijojnë Austria (0.25%), Kina (0.22%), Tajvani (0.21%), India (0.20%), Australia (0.19%), Zvicra (0.19%) dhe Japonia. (0.18%).
“Ndryshimi i klimës po çon në ngjarje më të rënda të motit, me një rritje të ndikimit në ekonomi”, thotë Jérôme Jean Haegeli, kryeekonomist në Swiss Re, cituar në një deklaratë. “Prandaj, bëhet edhe më e rëndësishme miratimi i masave të përshtatjes. Reduktimi i rrezikut nëpërmjet veprimit të kontrollit të dëmit promovon sigurimin”, transmeton albinfo.ch.
Sipas Haegeli, sektori i sigurimeve është i gatshëm të luajë një rol të rëndësishëm duke katalizuar investimet në përshtatje, drejtpërdrejt si investitor afatgjatë dhe indirekt përmes nënshkrimit të projekteve që nxisin mbrojtjen e klimës dhe shkëmbimin e njohurive për rrezikun. “Sa më me kujdes të vlerësohen rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike, aq më e madhe është mundësia që realisht të vendosen investimet e nevojshme”, përfundon eksperti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













