Kosova
Bie kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve qendrore
Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj punës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka rënë në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
UNDP-ja ka lansuar edicionin e 25-të të përmbledhjes “Pulsi Publik”, ku tregohet se ka rënie të kënaqshmërisë të qytetarëve ndaj institucioneve qendrore.
Matjet janë bërë për periudhën prill – nëntor 2023 dhe bëhen çdo gjashtë muaj.
Sipas tyre, kënaqshmëria për presidenten Osmani ka rënë nga 60.3 në 56.2 për qind.
Matjet e UNDP-së thonë se nga 51.5 për qind, kënaqëshmëria për kryeministrin Kurti ka rënë në 48.9 për qind, ndërsa për kabinetin e tij nga 45.8 në 41.8 për qind.
Më së shumti rënie nga liderët shtetërorë ka përjetuar kryeparlamentari Glauk Konjufca. Nga 58.3, kënaqshmëria për të ka rënë në 52.2 për qind. Për Kuvendi, ka kënaqshmëri 38.7 për qind nga 46.4 më herët.
Gjykatat nga 29 për qind sa ishin në matjet e fundit, janë rritur në 29.3 për qind dhe Prokuroria nga 29 është rritur në 30 për qind./Koha.net
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










