Kosova
Kamberi në takim me Vuçiqin: Qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është pritur në takim konsultativ për kandidatin për kryeministër, nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kamberi ka shkruar se në këtë takim e ka njoftuar Vuçiqin që nuk janë të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror, teksa u shpreh se ia ka bërë të qartë Vuçiqit se interesi i vetëm i tij është avancimi i të drejtave të shqiptarëve që duhet të fillojë nga institucionet shtetërore, transmeton albinfo.ch.
“Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7-pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror, por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi ynë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal. Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë”, ka shkruar ai.
Tutje Kamberi ka njoftuar se në këtë takim e ka përmendur edhe nevojën për ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
“Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njëjtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici. Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re, ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare, do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë. Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë”, ka thënë tutje ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











