Portrete të firmave
PRIME CRUISE SHIP TURNE FANTASTIKE
Lundrim qiellor me anije modern përmes agjencionit turistik “Primetravel” nga zyrat e tyre në Prishtinë dhe Zürich
A keni menduar të lundroni disa ditë me radhë me anije përmes Mesdheut duke startuar nga Selaniku?
Çdo të tetën ditë ju mund të akomodoheni në anije për udhëtime mbresëlënëse duke filluar nga data 10 mars deri më 5 dhjetor të këtij viti për një shumë prej 569 eurosh për person. Në këtë pjesë përfshihen në çmim: anija, taksat e portit, ushqimi dhe pijet në kohën e ushqimit.
“Barcelona është pa dyshim destinacioni më i kërkuar për të cilin ju mund të informoheni detajisht përmes konsulentëve tanë në zyrat tona në Kosovë dhe Zvicër”, shpjegon pronari Fisnik Dragusha. Mirëpo ju do të keni mundësinë të zgjedhni edhe destinacione të tjera mes Greqisë, Italisë e Spanjës.
Tabela ilustron orarin e nisjeve të anijeve ku ju mund të vëni lapsin datës dhe të kontaktoni Primetravel për të marrë ofertën më të mirë për një lundrim përrallor. «Pjesën tjeter e organizojmë ne për ju, mjafton të na thoni me cilën nga tri anijet e mëdha dëshironi të lundroni» garantojnë pronarët e agjencionit Primetravel.
«Ship Celestyal Journey» nga ato anijet e mëdha që të jep ndjësinë se ke marrë qytetin me vete për lundrim. Kjo anije ofron 630 dhoma, ku prej tyre rreth gjysma janë suita me pamje nga deti. Pastaj restorante pafund e ambiente që do të kthejnë pushimet tuaja në një endër qiellore në lundrime netve të qeta nën ndriçimin e hënës që ju përcjell deri në agim.
Me anijen «Costa Toscana» ju do të lundroni bashkë mbi 5 mijë pasagjerë të tjerë në një ambient komod e të pajisur më dhoma moderne, restorante, bare, pishina e vende të tjera rekreative për pushime sa më mbresëlënëse.
Anijet supermoderne te «Royal Caribbean» njihen për ekskluzivitetin që ofrojnë në çdo stinë të vitit duke ju bërë të ndjeheni sikur keni marrë qytetin me vete për lundrim.
Tabela ju ofrojnë një pasqyrë më të qartë të ofertave për lundrim, duke specifikuar datën vendin, orën e nisjes dhe çmimin. Nga të gjitha këto oferta për lundrim, ju mund të pikëtoni dëshirat tuaja përmes tabelës, të kontaktoni konsulentët tanë dhe të bëni gati valixhet për lundrim.
- Ship Costa Toscana
Anija Kosta Toscana – 8 ditë nga/në Savona
Çdo të tetën ditë duke filluar nga data 13.04.2024
Çmimet duke filluar nga 559-euro për person
- Ship Royal Caribbean
Anija e grupit Royal Caribbean Oasis Of The Seas
Ofron lundrime çdo të tetën ditë nga/në Barcelona
Çdo të tetën ditë nga data 5 maj deri më datë 22.09.2024.
Çmimet duke filluar nga 1080 euro për person
Më shumë informata klikoni në link: primetravelch.com ose në istagram: primetravelch
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017. Ai u vendos në Nju-Jork,...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Austri
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak? Vera po vjen, shkollat po mbyllen dhe shumë prindër do të pyesin veten se si do...
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen