Literaturë
Më 17 shkurt promovohet në Lucern libri “2000 vjet krishterim te shqiptarët”
Lidhur me promovimin, kemi zhvilluar një bisedë me Kristë Colin, ideator dhe projektues i simpoziumit "2000 vjet krishterim te shqiptarët"

Siç kemi njoftuar tashmë në platformën tonë, më 17 shkurt, në Lucern, bëhet promovimi i librit “2000 Vjet Krishterim te shqiptarët”, i dalë nga shtypi në nëntor 2023. Ky libër është përmbledhje e kumtesave shkencore të mbi 30 autorëve shqiptarë e të huaj, të lexuara në Simpoziumin Ndërkombëtar “2000 Vjet të Krishterimit te Shqiptarët” (“2000 Jahre Christentum bei den Albanern”), të mbajtur më 5 e 6 shtator 1998, në qytetin Arbon të Zvicrës.
Lidhur me organizimin e promovimit, pastaj rrethanat që kanë ndikuar në botimin e tij me vonesë 25 vjeçare, etj., Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me Kristë Colin, ideator dhe projektues i simpoziumit, i cili, njëherësh, krahas ing. Ahmet Asanit, është njëri ndër dy botuesit e librit.
I pyetur për pritjen kaq të gjatë që i është dashur botimit të këtij libri, z. Coli përgjigjet shkurt: “Kjo ka ndodhur për shkaqe financiare. Edhe pse kemi trokitur në shumë dyer, ato nuk na janë hapur! Sidoqoftë, ne i kemi ruajtur punimet dhe tani u realizua ëndrra jonë. Pra, botues të librit jemi: unë, Kristë Coli dhe Ahmet Asani.
Redaktor është Prof. Dr. Jahja Drançolli, i cili ka punuar një vit të plotë dhe ka bërë një punë kolosale, me pasion e vullnet. Lektor është Alfred Beka, recensent Emin Azemi, përkthyes Arsim Buxhovi dhe Elvi Sidheri. Përgatitjen për shtyp e ka bërë Shtëpia Botuese “Jakup Ceraja. Financimin e kemi bërë pra ne, botuesit, Ahmet Asani dhe unë. Po shpresojmë që librin ta përkthejmë edhe në gjermanisht e anglisht, na ka premtuar mbështetje Ministria e Kulturës e Kosovës dhe disa institucione të tjera. Mbetet të shohim!
Promovimi i librit do të bëhet nën patronatin e Misionit Katolik Shqiptar ne Lucern. E falënderojmë me këtë rast Dom Anton Ukën për përkrahjen e pa rezervë, shprehet më tutje z. Coli.
Ai thotë po ashtu se pret pjesëmarrje të nivelit të lartë në promovimin e pritshëm. “Presim që me pjesëmarrje të na nderojnë edhe disa nga ligjëruesit në simpozium, si Prof. J.Drançolli, Prof. Gjergji Frashri, Prof. Bejtullah Destani, pastaj 3 ambasadorët shqiptarë në Zvicër, e më tutje teologu Zekeria Idrizi, zonja Ylfete Fanaj (ministre në Kantonin e Lucernit), SHSh i Lucernit, përfaqësues nga Universiteti i Lucernit, disa personalitete politike zvicerane etj.
Libri përmban 36 punime shkencore me autorë, shkencëtarë eminentë të kohës, historianë, albanologë, teologë, etnografë, muzikologë, shkruan albinfo.ch. Këtu përfshihen emra si Noel Malcolm, Bartl, Elsie, Odeta Clewing, Peters, Lupinagi, Belushi, Chiaramonte pastaj autorë shqiptarë si: Imzot Sopi, Mark Krasniqi, Jahja Drançolli, Ymer Jaka, Muhamedin Kullashi, Murat Bejta, Ramadan Sokoli, Kristo Frashëri e shumë te tjerë
Libri “2 mijë vjet krishtërim te shqiptarët” ndahet në tre kapituj. Kapitulli i parë përfshin të gjitha kumtesat që janë lexuar në simpozium, ato të autorëve të huaj, të përkthyera në gjuhën shqipe. Në kapitullin e dytë bëjnë pjesë punimet e autorëve të huaj, në gjuhën në të cilën janë prezantuar ndërsa kapitulli i tretë përmban foto dhe dokumente rreth simpoziumit!
Promovimi i librit do të bëhet më 17 shkurt 2024, nga ora 18:00, në lokalet e Misionit Katolik Shqiptar, Rodteggstrasse 6, 6005 Luzern.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?