Lajme
Olaf Scholz në Uashington, takim me Presidentin Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, tha se Kongresi do të ishte përgjegjës nëse do të dështonte të miratonte paketën financiare në ndihmë të Ukrainës dhe falënderoi të premten kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për udhëheqjen e tij për të siguruar ndihmën ushtarake të Gjermanisë për Kievin.
Zoti Scholz, i cili po qëndron në Uashington për të mbështetur përpjekjet e Presidentit Biden për të siguruar fondet për Kievin, u takua me Presidentin në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mbi agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe krizën në Lindjen e Mesme.
Zoti Scholz tha se ishte i kënaqur që Evropa kishte marrë vendimin për të ofruar mbështetjen financiare për Ukrainën. “Po ashtu, Gjermania ishte e gatshme të rriste mbështetjen e saj për furnizimin me armatime. Shpresoj se Kongresi, Dhoma e Përfaqësuesve, do t’u përkahë dhe do të vendosë për ofrimin e mbështetjes së nevojshme”, shtoi ai.
Senati amerikan ra dakort të enjten të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin.
Zoti Scholz tha për gazetarët se Presidenti Putin “kishte treguar me detaje një histori plotësisht absurde për origjinën e luftës së tij”, gjatë intervistës me ish-prezantuesin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, e cila u bë publike të enjten. “Ka një arsye të qartë, dhe ajo është dëshira e Presidentit të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës”, tha ai.
I pyetur rreth sugjerimit të zotit Putin për shkëmbimin e të burgosurve, gazetarit të ‘Wall Street Journal’, Evan Gershkovich, i cili mbahet në burg në Rusi prej afro një viti, me Vadim Krasikov, të cilin një gjykatë gjermane e shpalli fajtor për vrasjen e një ish-udhëheqësi kryengritës çeçen në Berlin, zoti Scholz tha se për këtë çështje nuk duhet të diskutoheshin publikisht.
Javën e kaluar,Bashkimi Evropian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare me vlerë 50 miliardë euro për Ukrainën. Ukraina, e cila synon të anëtarësohet në NATO, mbështetet te vendet perëndimore për ndihmën ushtarake dhe financiare.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Presidenti Biden dhe kancelari Scholz gjithashtu ka të ngjarë të diskutojnë situatën në Gazë dhe kërcënimet nga rebelët Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













