Kosova
Dogana e Kosovë: Nuk lejohet qarkullimi i dinarit pa autorizim të BQK-së
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Jarinjes pala serbe ka pyetur nëse mund të importojnë para.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, njoftoi se pala kosovare ua ka sqaruar se pa pasur autorizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare.
“Përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para. Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, ka theksuar Stavileci.
Autoritetet serbe kanë thënë se më 7 shkurt nuk është lejuar dërgimi i dinarëve në Kosovë.
Mediat serbe kanë raportuar se Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se paratë ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë./Koha.net
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










