Lajme
Shteti që rrit moshën e pensionimit në 71 vjet
Mosha e daljes në pension në Britaninë e Madhe do të duhet të rritet në 71 vjeç deri në vitin 2050 për të ruajtur ekuilibrin në sistemin e pensioneve të vendit, ka thënë dega e Mbretërisë së Bashkuar e Qendrës Ndërkombëtare të Jetëgjatësisë (ILCUK).
Shumica e vendeve që ia dalin mirë me indeksin e plakjes së shëndetshme të qendrës kërkimore, si Mbretëria e Bashkuar, “kanë popullsi në plakje të shpejtë“, që do të thotë se përqindja e njerëzve në moshë pune në shoqëri është në rënie.
Në Britani, mosha e daljes në pension do të rritet në 70 ose 71 vjeç, krahasuar me 66 vjeç, për të ruajtur raportin aktual të numrit të të punësuarve ndaj pensionistëve, përfundoi ILCUK në hulumtimin e saj.
Mbretëria e Bashkuar paguan një pension shtetëror i cili aktualisht është mesatarisht 238 € në javë, dhe shumica e pensionistëve britanikë marrin gjithashtu një pension privat. Britanikët tani dalin në pension në 66 vjeç, por tashmë është vendosur një rritje në 67 midis 2026 dhe 2028 dhe në 68 nga 2044.
Nga viti i kaluar, Franca del në pension në moshën 64-vjeçare dhe para zbatimit të reformës së pensioneve, kufiri ishte 62 vjeç.
Edhe pse zgjatja e jetës së punës është një zgjidhje, hulumtimet tregojnë se në moshën 70 vjeçare, vetëm 50 për qind e njerëzve janë në gjendje të punojnë, thuhet në raportin e ILCUK.
Prandaj organizata i bën thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet në parandalimin e problemeve shëndetësore, jo vetëm tek të moshuarit, por edhe tek ata në moshë pune.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













