Futboll
Ja arsyeja pse Xhaka pritet të jetë në bankën rezervë
Pa dyshim se Granit Xhaka ka qenë prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Leverkusenit në edicionin aktual, përcjell albinfo.ch.
Tani për tani Leverkuseni është lider i Bundesligës, por ai pritet të jetë në bankën rezervë për duelin kundër Darmstadtit që zhvillohet sot prej orës 15:30.
Xhaka u vlerësua si futbollisti më i mirë në mesfushë në elitën gjermane nga mediumi “Kicker” pas pjesës së parë të edicionit.
Xhaka ka katër kartonë të verdhë, ndërsa edhe një tjetër do t’i kushtonte me suspendim për ndeshjen e ardhshme.
Duelin e radhës Bayer Leverkuseni do ta zhvillojë kundër Bayernit dhe trajneri Alonso mund të mos rrezikojë me të.
Ballafaqimi me Bayernin është më i rëndësishmi për Leverkusenin në edicionin aktual.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












