Lajme
Këto janë vlerat ushqyese të ftoit
Ftoi është frutë e vendeve të ngohta dhe përdoret për shumë arsye.
Njerëzit e përdorin ftoin si frutë organike ose si pluhur, ekstrakt apo çaj për problemet si gripi, ftohja, dhimbjet e barkut, inflamacioni gastrointestinal etj. Nga ana tjetër, farat e tij përdoren gjerësisht në mjekësi për prodhimin e medikamenteve të ndryshme.
Mund të mos ju duket frutë shumë e shijshme, por ajo përmban një sërë vlerash ushqyese dhe pikërisht për shkak të tyre, duhet ta blini dhe ta konsumoni.
Vlerat e vërteta të ftoit mund t’i merrni duke e konsumuar atë si frutë organike, bashkë me lëkurën, duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidantë dhe fibra distike.
Disa nga përfitimet shëndetësore të ftoit janë ulja e kolesterolit, forcimi i sistemit imunitar, parandalimi i sëmundjeve gastrointestinale, lehtësimi i inflamacionit, ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i alergjive të ndryshme dhe përmirësimi i qarkullimit të gjakut.
Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, zink, kalium, hekur dhe fibra dietike. Ai gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore.
Ndihmon në rënien në peshë
Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë sistemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirësuar shëndetin digjestiv.
Parandalon sëmundjet gastrointestinale
Përveç se ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, ku e facilitojnë edhe fibrat dietike, mund të ndihmojë gjithashtu për të parandaluar një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikulitin.
Kujdesi ndaj lëkurës
Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave tek ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira në lëkurë, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet
Rregullon presionin e gjakut
Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup, pasi mban nën kontroll presionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket presionit të gjakut, kaliumi ndihmon në vazodilatacionin (relaksimin) e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu, mund të ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të tilla si ateroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, infarkti në zemër në tru.
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010











