Kosova

Szunyog për Rugoven: Do të mbahet mend gjithmonë si njeri i përkushtuar ndaj paqes

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Szunyog ka thënë se Rugova do të mbahet mend si njeri i përkushtuar ndaj paqes, transmeton albinfo.ch.

“I nderuar t’i bëj homazhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij. Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes”, ka shkruar ai.