Lajme
Javën tjetër, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe në dekada – 90 mijë trupa të përfshirë
Javën e ardhshme NATO-ja do ta nisë stërvitjen më të madhe ushtarake në dekada, ku përfshihen 90 mijë trupa, ndërsa do t’i testojë aftësitë e aleatëve për disa muaj për konflikt të mundshëm me kundërshtarë si Rusia.
Komandantët e lartë përmes një konference për media kanë paralajmëruar se kjo është përgatitje për luftë.
Gjenerali amerikan, Christopher Cavoli, një prej komandantëve kryesorë të NATO-s, ka njoftuar se ushtrimi “Steadfast Defender 2024” do të përfshijë 31 shtetet anëtare dhe shtetin kandidat, Suedinë.
Stërvitja përbëhet nga seri të stërvitjeve më të vogla ushtarake dhe do të shtrihet nga Amerika Veriore në krahun lindor të NATO-s, afër kufirit me Rusinë, ndërsa përfshihen 50 anije ushtarake, 80 avionë e mbi 1100 automjete luftarake.
Ky ushtrim i NATO-s është më i madhi që nga stërvitja “Reforger” e vitit 1988s gjatë Luftës së Ftohtë.
Admirali Rob Bauer, shef i komitetit ushtarak të NATO-s, ka deklaruar se shkalla e ushtrimit është demonstrim i gatishmërisë së re të aleancës.
“Ky është numër rekord i trupave që mund të sjellim dhe të kryejmë stërvitje të kësaj madhësie, përtej aleancës, përtej oqeanit, nga SHBA-ja në Evropë”, ka thënë ai.
Bauer ka paralajmëruar edhe shoqëritë civile në shtetet anëtare të NATO-s që duhet të përgatiten për luftë të mundshme me Rusinë.
“Duhet ta kuptojmë se nuk jemi në paqe dhe për këtë arsye i kemi planet, dhe prandaj po përgatitemi për konflikt. Nuk po kërkojmë luftë, por nëse na sulmojnë, duhet të jemi të gatshëm”, ka thënë ai.
Ndryshe ai ka thënë se forcat tokësore ruse kanë pësuar rëndë në luftën në Ukrainë, por janë ato ajrore e detare që mbesin “forca të konsiderueshme”. Ushtrimet do të mbahen në Gjermani, Poloni e shtetet baltike.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











