Lajme
Bie nataliteti në Francë, Macron me masa të reja lehtësuese për prindërit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi masat e reja për leje gjashtë mujore për të dy prindërit.
Vendimi i kreut francez erdhi në ditën kur Instituti Kombëtar i Statistikave, pasqyroi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës (më pak se 700 mijë fëmijë të lindur në 2023).
Macron nënvizoi se lindshmëria “po bie, gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë.” Ai gjithashtu njoftoi një “plan të madh kundër kësaj plage”.
“Pas zgjatjes së lejes së atësisë, besoj thellësisht se futja e një leje të re lindjeje mund të jetë një element i dobishëm i një strategjie të tillë” për rinisjen e lindjeve, raporton Reuters.
Pavarësisht krizave të tilla si lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ai u tha qindra gazetarëve francezë dhe ndërkombëtarë në sallën e Ballonit Elysee:
“Jam i bindur se ne kemi të gjitha cilësitë për të pasur sukses. Jam i bindur se historia jonë e përparimit nuk ka përfunduar dhe se fëmijët tanë do të jetojnë nesër më mirë se ne sot”.
Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2023, lindjet ishin vetëm 678,000, një rënie prej 6,6% nga viti i kaluar, niveli më i ulët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Objektivi presidencial i një “France më të fortë” përfshin gjithashtu shkollat, ekonominë dhe sigurinë. Reformat do të kryhen në muajt e ardhshëm nga qeveria e re e Gabriel Attal.
Mes masave të shpallura për shkollat dhe të rinjtë, Macron po mendon për rregullimin e përdorimit të ekraneve për fëmijët, bazuar në një raport të ekspertëve të mbledhur javën e kaluar. Ai kërkon të forcojë edhe mësimin e “edukatës qytetare” në shkollë, por edhe teatrit dhe historisë së artit.
Macron këmbënguli gjatë për sigurinë, luftën kundër islamit radikal dhe thellimin e procesit të integrimit të komunitetit.
“Një Evropë më e bashkuar dhe më sovrane është një element i domosdoshëm për të ardhmen e Francë”, tha Macron, duke kujtuar rezultate të rëndësishme të arritura në nivel BE, siç është plani i rimëkëmbjes NextGenerationEu.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











