Kosova

Dy minatorë, në gjendje më të rëndë

Spitali i Përgjithshë i Mitrovicës ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të minatorëve të lënduar.

Bëhet e ditur se rreth orës 13:00 ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik, e për pasojë janë lënduar 12 minatorë.

“Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës, janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë”, njofton spitali.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jashtë rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve, pritet të lëshohen në shtëpi.