Kosova
Vdes shkrimtari Adem Gashi
Ka vdekur në moshën 70-vjeçare poeti e prozatori nga Drenasi, Adem Gashi. Për vdekjen e tij kanë lajmëruar familjarët, përcjell albinfo.ch.
Gashi u lind në Nekoc të Drenasit. Ai kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje dhe në Komoran, ndërsa Shkollën Normale dhe studimet për letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët.
“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e martë) në orën 15:00, në fshatin Nekoc\ Drenas”, shkruan djali i tij, Dardan Gashi.
Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, iu dha Adem Gashit.
Ai ka punuar si arsimtar e më pas si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës. Më 1999 u emërua drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.
Nga viti 2002 ka kryer funksione të ndryshme në institucionet shtetërore, sipas fjalorit enciklopedik të Kosovës.
Disa prej veprave të tij poetike janë “Pa ombrellë” 1982, “Duke punuar autoportretin” 1985, “Dorëshkrim i djegur” 2000, “Lulet e vetmuara” 2001, “Lady Mak(th)beth” 2006, “Kthimi i pamundur, Lady” 2013, “Labirinthet e makthit” 2015.
Disa nga veprat e tij janë shpërblyer me çmime kryesore në vend e janë përkthyer në gjuhë të huaja.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












