Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hap ceremoninë e showroom-it të mobilerive kosovare në Cyrih
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sonte në ceremoninë hapëse të showroom-it të mobilerive kosovare në Cyrih.
Në këtë ceremoni, të organizuar nga platforma mediale albinfo.ch, mbështetur nga projekti i USAID Kosovo Compete, para të pranishmëve Kurti ka folur për sektorin e drurit, i cili, sipas tij, po zhvillohet me të madhe në Kosovë.
“Ne jemi popull të shtëpisë tonë, që e duam shumë. Jemi popull të vatrës, të vatrës që na e sjell ngrohjen e këndshme në shtëpitë tona. Dhe është shumë interesante pikërisht në sektorin e mobileve, në sektorin e shtëpive dhe atë të përpunimit të drurit eksporti është duke u zhvilluar në mënyrë marramendëse. E kjo ka të bëjë edhe me vetë kulturën, historinë dhe traditën e popullit tonë. Prandaj, para një çerek shekulli pati dështuar plani i Serbisë që duke na vrarë, dëbuar, burgosur e duke na djegur 120 mijë shtëpi, ta bëjë Kosovën ta pabanueshme”, ka theksuar Kurti.
Ai foli edhe për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut.
“Sot paradite ishim në Reçak, ku kujtuam 25-vjetorin e masakrës atje, e cila tronditi opinionin ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore dhe lëvizi NATO-n për ta ndërprerë gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Pra, një çerek shekulli më herët ishim nën kthetrat e Serbisë gjenocidale dhe tash 25 vjet më vonë, ne, jemi këtu në Cyrih, duke treguar se Kosova është storie suksesi e intervenimit të NATO-s, e kombinimit mes zhvillimit ekonomik me progres demokratik dhe njëkohësisht e një sektori privat, i cili po lulëzon jo vetëm në Kosovë, por edhe në Zvicër, në Skandinavi, SHBA, e kudo në Evropë, e gjithnjë pa harruar e duke e kujtuar Kosovën, prej nga vijmë të gjithë ne”, tha Kurti.




Foto: Fiona Murtaj
E-Diaspora
-
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata Pas javëve të ngarkuara të kthimit nga Kosova, në ditët e para të shtatorit nuk raportohen... -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













