Kosova

Shpërthimi në Kçiq: Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për familjen Brahimi

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës do të marrë vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për familjen Brahimi, që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit, pasditen e së shtunës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hamza ndër të tjera u ka uruar shërim të shpejt të lënduarve, përcjeell albinfo.ch.

“Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, ka shkruar ai.