Shqipëria
Dëshmon shqiptari që u rrah në Mal të Zi, thotë se në veturë kishte flamurin kombëtar

Autoritetet shtetërore të Malit të Zi kanë arrestuar 5 persona, të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj 3 shqiptarëve ditën e djeshme, në Hercegnovi të Malit të Zi.
Sipas autoriteteve malazeze, autorët janë me kombësi malazeze, më konkretisht nga Hercegnovi.
Ndërsa njëri prej shqiptarëve që u rrah të shtunën, Klodian Meaj, ka dhënë një dëshmi për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.
Meaj ka treguar se kanë pasur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit, me të cilin po udhëtonin dhe dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj tyre prej shtetasve malazezë ka ardhur për shkak të atij flamuri.
“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi, Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam, sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar, një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë, sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe neve, duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina, na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare. Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze, pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve, kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falënderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falënderim për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falënderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi, e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë”, dëshmoi ai.
E-Diaspora
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci Nënkolonel Shpend Zogaj diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci ...
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?