Shqipëria
“The Mirror”: Shqipëria, në krye të destinacioneve të sugjeruara për 2024
Pothuajse gjysma, 47% e pushuesve kanë planifikuar të vizitojnë një qytet apo vendpushim të ri këtë vit, dhe ndërsa britanikët po çmenden me rezervimet këtë fundjavë, ne ju sugjerojmë disa nga destinacionet kryesore për vitin e ardhshëm, shkruan e përditshmja britanike “The Mirror”, përcjell albinfo.ch.
Viti i Ri, lista e re e dëshirave për udhëtime! Por, cilat destinacione do të zbulojnë udhëtarët në vitin 2024?
Sipas hulumtimit të shoqatës së udhëtimeve në Britaninë e Madhe ABTA, pothuajse gjysma (47%) e pushuesve po planifikojnë të vizitojnë një qytet apo vendpushim të ri këtë vit, ku katër nga 10 (41%) zgjedhin të shkojnë në një vend ku nuk kanë qenë më parë.
“E shtuna e parë e janarit, e njohur në industrinë e udhëtimeve si ‘E shtuna me diell’, është një nga ditët më të ngarkuara të vitit për turistët që rezervojnë dhe kërkojnë të përfitojnë nga ofertat në këtë periudhë të vitit”, tha Graeme Buck, drejtor i Komunikimit i ABTA-s.
“Shumë njerëz janë në kërkim të sugjerimeve të reja se ku të shkojnë, kështu që ekipi ynë i ekspertëve në ABTA ka rekomanduar një listë të destinacioneve më të mira për t’u vizituar, të cilat ofrojnë përvoja të ndryshme dhe të paharrueshme në mbarë globin”, shtoi ai.
“Disa janë të panohura dhe të gjitha ia vlen të vizitohen. Destinacionet shfaqin gamën e mahnitshme të përvojave që bota jonë ofron për pushuesit”, theksoi ai.
“Ne kemi bërë një përzgjedhje të pikave më të nxehta turistike për t’ju hapur oreksin udhëtarëve për 12 muajt e ardhshëm…”, tha drejtori i ABTA-s.
Shqipëria
Pushuesit e zgjuar po zbulojnë këtë destinacion piktoresk, miqësor dhe me vlera, i cili ofrohet gjithnjë e më shumë nga operatorët turistikë në Britaninë e Madhe.
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është kozmopolit me muzetë interesantë.
Qyteti i dytë më i madh në vend, Durrësi, ofron një amfiteatër romak dhe bukuri të tjera arkeologjike, ndërsa zona e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Gjirokastra shfaq pasuri arkitekturore.
Shumica e britanikëve do të shkojnë në Rivierën Shqiptare. Saranda ofron plazhet dhe resortet më të bukura me çmime të përbllueshme.
Në brendësi shfaqen liqenet e Shkodrës dhe Bovillës dhe gjithashtu mund të zbuloni malet e Parkut Kombëtar të Thethit.
Ushqimi shqiptar përmban pjata të shijshme dhe të shëndetshme mesdhetare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













