Kosova
713 infermierë u licencuan për punë jashtë Kosovës
Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka njoftuar se gjatë vitit 2023 janë lëshuar 713 licenca për infermierë që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.
Sipas saj, ndër shkaktarët kryesorë janë pagat e ulëta e kushtet e punës.
“Në bazë të statistikave të cilat ne i posedojmë, viti 2021 ka pasur një rënie, natyrisht në bazë të analizave është shkak edhe pandemia. Rritja ka qenë në vitin 2022 që ka filluar dukshëm dhe kanë kërkuar për licenca paplastifikim 543 infermierë nga gjithë Kosova. Ndërsa në vitin 2023 ky numër është rritur qind për qind, do të thotë deri më 25 të muajit dhjetor 2023 kanë kërkuar 713 licenca të paplastifikuara, çka do të thotë këto licenca ata i kërkojnë për të migruar në vendet e rajonit dhe për të zhvilluar profesionin më tutje”, ka thënë Gori.
Ajo shton se Ligji i pagave ka shpërfaqur edhe më tej pakënaqësinë e këtij komuniteti.
“Shkaqet tashme janë të ditura, kushtet financiare e sidomos me Ligjin e fundit të pagave, i cili ka qitur në pah shumë pakënaqësi, kërkesa, ankesa të komunitetit tim. Realisht një pagë çfarë ata paguhen sot në vendin tonë është e pamundur për t’i mbuluar shpenzimet mujore e mos të them për ta mbajtur edhe familjen. E ku shumica prej neve si komunitet kemi edhe kredia edhe gjëra të tjera. Infrastruktura natyrisht shëndetësore në Kosovë mbetet për t’u dëshiruar, fluksi i madh i pacientëve në raport me infermierët dhe sigurisht ndonjëri nga ata kërkon një jetë më të mirë, me të sigurt. Tash tregu në rrethin po u mundëson atyre përveç kushteve më të mira, pagë me të mirë, po u mundëson banim e natyrisht edhe tërheqje të familjes”, ka thënë Gori.
Kryetarja e OIK-ut, liberalizimin e vizave e sheh si mundësi më të lehtë për të gjetur një vend pune në Evropë dhe, sipas saj, kriza për mungesë të infermierëve është duke u thelluar.
“Në bazë të fluksit çfarë është edhe po shihet çdo ditë e më shumë, e mos të them tani edhe me liberalizimin e vizave që mundësi është edhe me e lehtë që ata të ndërrojnë vendbanimin është goxha numër i madh edhe krizë që përveç infermierëve, edhe të rinjtë ta lëshojnë vendin tonë. Është për të ardhur keq me të vërtetë, sepse ne kemi një rini mjaft të përgatitur në këtë profesion dhe në një farë mënyre shtetet e rajonit po na marrin produktin e gatshëm, kur në vendin tonë kemi nevojë për ta dhe ky treg nuk po ofron mundësi sa duhet. Sigurisht që është një krizë edhe ajo vetëm po vjen duke u thelluar edhe më tepër”, u shpreh ajo. / EO
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










