Kosova
Gjeloshaj, me “vija të kuqe” pas hyrjes në Qeverinë e Malit të Zi
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, në një intervistë për portalin malazias “CdM’ ka thënë se shumica e shqiptarëve mbështetën hyrjen e Forumit Shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi.
Por shton se janë disa “vija të kuqe” të qëndrimit të tij në koalicionin qeverisës. Një nga to është edhe çështja e pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se nëse Mali i Zi vendos ta heqë njohjen e Kosovës, atëherë ai do të largohej nga Qeveria.
“Siç e dini, Forumi Shqiptar është subjekti më i madh politik i shqiptarëve në Mal të Zi dhe si njerëz seriozë, e kemi shqyrtuar me kujdes dhe tërësisht vendimin për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës dhe kemi arritur në përfundim se shqiptarët në Mal të Zi duhet të jenë partnerë të vërtetë të të gjitha forcave demokratike dhe properëndimore në Mal të Zi, në rrugën e tyre evropiane e euroatlantike. Dua t’ju kujtoj se populli shqiptar tregoi pjekuri edhe në raste shumë më të vështira në të kaluarën, që në fund rezultoi se ishte qasje e mirë që vetëm sa çoi në faktin që të kemi një shoqëri e mjedis më të mirë për jetën e të gjithëve”, ka thënë Gjeloshaj.
“Prandaj shumica e shqiptarëve në Mal të Zi e mbështetën vendimin tonë. Sa u përket qëndrimeve të disa përbërësve të Qeverisë, ne ishim të bindur dhe këtë e vërtetoi edhe marrëveshja e nënshkruar e koalicionit, se s’do të ketë bisedime edhe iniciativa për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Jam i bindur se për shumicën e skenës politike dhe jo vetëm, kjo temë në Mal të Zi është e mbyllur”.
Gjeloshaj ka thënë se së shpejti pret që Qeveria të emërojë një ambasador të ri në Kosovë.
“Ne si njerëz të pjekur kemi dhënë mundësinë për bashkëpunim dhe na takon të gjithëve të tregojmë nëse do ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrën e duhur. E di për vete, çdo shkronjë të marrëveshjes do ta respektoj”, ka thënë Gjeloshaj.
“Ajo që duam dhe duhet të përmirësojmë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje, përfshirë Kosovën”.
Gjeloshaj ka thënë se marrë parasysh ndjeshmërinë politike dhe ngjarjet gjeopolitike, ka disa “vija të kuqe” që s’do të lejonte të kaloheshin.
“Ka disa ‘vija të kuqe’ që s’do t’i kalonim. Kryesisht, këto janë ‘vijat’ që do të binin ndesh me angazhimet e partisë sonë dhe para së gjithash do të rrezikonin: parimet kyçe demokratike, kursin properëndimor të shtetit, anëtarësimin në BE, harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikat e BE-së dhe NATO-s dhe natyrisht çështja e pavarësisë së Kosovës”, tha Gjeloshaj./Koha.net
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










