Lajme
Polici në New York vret dy fëmijët, gruan e tij shqiptare dhe më pas veten
Një ngjarje tragjike është regjistruar në SHBA pak para ndërrimit të vitit. 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në New City, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave amerikane, të shtunën e 30 dhjetorit 2023 banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, Ornela, 43 vjeçe, nga Shqipëria, dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Pas këtij krimi makabër, polici ka vrarë edhe veten. Katër trupat u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. Autori e filloi karrierën e tij në Departamentin e Policisë së New York-ut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











