Shqipëria
Shqipëria, Mesdheu Sekret që duhet vizituar më 2024
Ekspertët e udhëtimeve të “Wanderlust” thanë se Shqipëria është “Mesdheu sekret”, ku plazhet mbeten kryesisht pa vendpushime
Eksperti i udhëtimeve dhe gazetari Simon Calder rekomandoi katër destinacione evropiane për t’u vizituar në vitin 2024 gjatë një interviste të fundit për “BBC Breakfast”, shkruan Andrea Blazquez në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.
Sipas gurusë së udhëtimeve, Portugalia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria janë një domosdoshmëri për t’u vizituar këtë vit, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Eksperti i udhëtimeve Simon Calder tha se këto vende janë absolutisht mahnitëse dhe disa nga më të lirat në kontinent.
“Në Evropën Perëndimore, duhet të jetë Portugalia, dhe në Evropën Lindore, Bullgaria, pa dyshim një destinacion shumë i popullarizuar i paketave për pushime”, tha ai.
Ai shpjegoi se Shqipëria është mahnitëse dhe megjithëse nuk është “aq e sofistikuar sa Korfuzi”, është një destinacion i mrekullueshëm për pushime verore të bukura dhe miqësore.
Çfarë ka për të vizituar në këto vende të bukura evropiane?
Shqipëria
Ekspertët e udhëtimeve të “Wanderlust” thanë se Shqipëria është “Mesdheu sekret”, ku plazhet mbeten kryesisht pa vendpushime.
Disa nga vendet më magjepsëse për t’u vizituar janë Tirana, Berati dhe Riviera Shqiptare.
“Shqipëria, natyrisht krahasohet me ishullin e Korfuzit. Është e bukur dhe shumë miqësore. Nuk është aq e sofistikuar sa Korfuzi, por mendoj se për vitin 2024 do të jetë në qendër të vëmendjes, nëse dëshironi pushime me çmime të ulëta ndërsa lufta e tarifave vazhdon ende.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













