Kosova
Krasniqi: Për dy vjet Kosovën e lëshuan afër 200 mijë qytetarë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk pret që të ketë ikje më të madhe nga Kosova pas 1 janarit 2024.
Krasniqi në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se gjatë dy vjetëve të fundit nga Kosova janë larguar afro 200 mijë persona, shumica profesionistë e të punësuar.
“Unë nuk e shoh shumë problem 1 janarin 2024 dhe lëvizjen pa viza. Kjo është e mirëseardhur, është e vonuar, e stërvonuar dhe mirë që ka ndodhur përfundimisht”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për EO.
Krasniqi për largimin e qytetarëve nga Kosova e bën përgjegjës Qeverinë.
“Ajo që ka qenë problematike është largimi i qytetarëve para liberalizimit të vizave, sepse lëvizja në zonën e Shengenit, vizita për të parë mundësitë, qofshin ato edukative, ndoshta edhe të punësimit, është më pak problematike dhe e dëmshme, sesa fakti që në dy vjetët e fundit, apo dy vitet e gjysmë qeverisje të Kurtit, e kanë lëshuar Kosovën mbi 200 mijë qytetarë. Shumica prej tyre me kontrata të punës, shumica prej tyre profesionistë, prej inxhinierëve, arkitektë e deri te mjekë, e cilido profesion tjetër. Kjo për mua është shqetësimi më i madh, sepse ka ndikuar që të ketë vërtet një shpopullim në disa prej viseve të Kosovës. Edhe më shqetësuese është që për herë të parë e kemi parë një largim të njerëzve nga të gjitha llojet e demografive, pra jo vetëm nga zonat rurale, por edhe nga zonat urbane; jo vetëm nga një rajon, por nga të gjitha rajonet; jo vetëm nga të papunët e nevojtarët, por edhe nga profesionistët dhe të punësuarit. Ka qenë pra një largim, i cili mua ma ka dhënë një frikë që ndoshta është një humbje e besimit në mundësitë që i ofron Kosova. Përgjegjësia e qeverisë është absolute në këtë drejtim”.
Krasniqi ka thënë se “Kurti dhe ministrat e tij janë aktivë vetëm në propagandë”.
“Para disa ditësh, në dhjetor, dolën dhe thanë që ekonomia e Kosovës është e treta në Evropë. As fëmijët nuk mund ta besojnë një gjë të tillë. Sepse ekonomia e Kosovës, duke qenë edhe ashtu e vogël, me rritjen 3.5 për qind, ndoshta mund të krahasohet me Ukrainën, e cila është në luftë. Nuk mund të krahasohet as me shtetet e rajonit. Kjo i bie që jemi më mirë se Shqipëria, kjo i bie që jemi më mirë se Mali i Zi, kjo i bie që jemi më mirë edhe se Sllovenia e si Kroacia. Por mendoj se është një absurditet në vete, por që është pjesë e propagandës qeveritare, e cila fatkeqësisht vazhdon që të jetë shumë aktive. Sikur të ishin punët mirë në këtë vend nuk kishin ikur 200 mijë qytetarë prej qeverisjes së Albin Kurtit. Nëse vërtet këta ministra e ky kryeministër besojnë që kanë bërë punë të mira, a mund të na dhënë përgjigje pse e kanë lëshuar vendin 200 mijë njerëz”, tha Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Halle, Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre vetave, arrestohet kosovari Nnjë burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër, 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë