Kosova

Arrestohet qytetari në Zveçan, tentoi t’i japë ryshfet policisë për stikera

Një person është arrestuar në Zveçan, ai ka tentuar t’u jepte ryshfet policëve që e kishin ndaluar sepse nuk kishte vendosur stikerë në kamionin me targa të Serbisë. Qytetari është shtetas i Serbisë dhe është ndaluar për 48 orë.

“Zyrtarë policorë nga stacioni Policor Zveçan, gjatë realizimit të detyrave të tyre të zakonshme, në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, sot më 29.12.2023 rreth orës 10:00, kanë ndaluar një automjet (kamion) me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk kishte vendosur stikerat në targa të kamionit dhe për këtë zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptojnë gjobë. Derisa zyrtarët policorë po i shqiptonin gjobën, drejtuesi i automjetit afrohet te vetura e policisë duke u ofruar para me qëllim që t’i ikte gjobës.Për këtë veprim zyrtarët policorë kanë njoftuar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie e ryshfetit’ kundrejt të dyshuarit A.G ( viti i lindjes 1977, mashkull serb shtetas i Serbisë)”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndaj tij është iniciuar rasti “dhënie e ryshfetit”.