Kosova
Kurti: Vendimi për targa, pasi të vërtetohet zbatimi nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pasi Policia e Kosovës do të vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin për pranimin e targave të Republikës së Kosovës, ekzekutivi kosovar do të marrë vendimin “e barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore”, përcjell albinfo.ch.
Në mbledhjen e qeverisë, më 27 dhjetor, Kurti tha se Serbia po e përdor çështjen e targave për të ulur presionin ndërkombëtar ndaj saj, si dhe “për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë më 25 dhjetor se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që do ta mundësojë lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë.
“… ky veprim i Serbisë që, më shumë se konstruktiv dhe hap drejt normalizimit, është një manovër e radhës, jo për hirë të shtetit serb, kurrsesi për të Kosovës, po për hirë të pushtetit në Beograd”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Për një gjë të tillë, Serbia ishte pajtuar me marrëveshjen e vitit 2011, të arritur mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Qëndrimi ynë sa i përket çështjes së targave ka qenë i mbështetur në parimin e reciprocitetit, do të vazhdojmë të jemi parimor dhe konstruktiv, vendimin tonë të barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore do ta marrim, sapo policia jonë kufitare të dokumentojë dhe të vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj. Ne besojmë se kjo qasje është e drejtë, përveç se e arsyeshme”, tha Kurti të mërkurën.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












