Lajme
OKB: Bota, e papërgatitur për një pandemi të re
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, tha se ”bota nuk është ende e përgatitur për një pandemi të re të mundshme”.
“Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne duhet të heqim dorë nga fatkeqësia morale dhe mjekësore e vendeve të pasura që grumbullojnë dhe kontrollojnë furnizimet shëndetësore të lidhura me pandeminë dhe të sigurojmë që të gjithë të kenë akses në diagnoza, trajtime dhe vaksina”, tha shefi i OKB-së, teksa reflektonte mbi mësimet e nxjerra nga pandemia Covid-19, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Me iniciativën e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, negociatat për një traktat global mbi pandemitë janë duke u zhvilluar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të përmirësuar rregulloren dhe për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme.
Traktati do të miratohet nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë, e planifikuar për nga 27 maj deri më 1 qershor 2024; megjithatë, drafti prej 30 faqesh mbetet shumë i diskutueshëm.
Propozimi aktual rregullon, ndër të tjera, se sa shpejt ndahet informacioni rreth patogjenëve të rinj, kush i prodhon vaksinat dhe barnat dhe ku dhe si shpërndahen ato.
Edhe nëse traktati do të miratohej në mbledhjen e OBSH-së, ai do të hynte në fuqi vetëm nëse e ratifikonin mjaft vende dhe do të ishte i vlefshëm vetëm në ato vende.
Vendet e pasura kanë kritikuar se do t’u kërkohet të zbulojnë detajet e financimit të kërkimit dhe se kompanive të barnave do t’u kërkohet të sigurojnë transparencën e çmimeve.
Drafti gjithashtu kërkon që prodhuesit të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale për produktet farmaceutike në rast të një pandemie të re dhe t’i dorëzojnë një pjesë të prodhimit të tyre OBSH-së për shpërndarje.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












