Kosova
10 milionë turistë të huaj në Shqipëri deri më 25 dhjetor
Duket se tashmë është përmbushur qëllimi i qeverisë për hyrjen në Shqipëri të turistit të 10-miliontë. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se së bashku me Krishtlindjen, ka kaluar edhe numri 10 milionë turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë 2023-shit, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri e konsideroi këtë shifër si një arritje të paimagjinueshme deri pak vjet më parë.
“LAJM I BUKUR. Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 milionë i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. GËZUAR
*10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Ashtu sikurse ishte bërë me dije më herët nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pritej që turisti i 10-miliontë të futej në Shqipëri më 31 dhjetor, por duket se kjo shifër është arritur para natës së ndërrimit të viteve, duke shënuar kështu një shifër rekord përsa i përket numri të vizitorëve që hyjnë në Shqipëri përgjatë një viti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












