Lajme
Suedia po ngadalëson digjitalizimin në shkolla, kjo është arsyeja
Sistemi shkollor i Suedisë është shumë i digjitalizuar dhe tani qeveria suedeze po mbështetet sërish në mësimdhënien tradicionale.
Përvoja e Suedisë si një pionier digjital: Qeveria e krahut të djathtë të Suedisë ka vendosur të mos promovojë më digjitalizimin në shkolla. Siç thotë punonjësi i SRF, Bruno Kaufmann, ka arsye të ndryshme për këtë: “Tudimet mbi aftësitë e leximit të studentëve suedezë kanë treguar se kjo ka rënë në vitet e fundit. Hulumtimet e reja tregojnë se përdorimi i materialeve mësimore digjitale shumë herët dhe shumë gjerësisht, për shembull, në shkollën fillore, ka një efekt mjaft të dëmshëm.
Sipas Kaufmann, sistemi shkollor suedez i ndryshëm nga ai i Zvicrës: Qeveritë përkatëse në Suedi u përpoqën të vendosnin vulën e tyre në sistemin shkollor. Në vitet 1990 sistemi u liberalizua dhe përgjegjësia kryesore iu dha komunave teksa vala e digjitalizimit erdhi më vonë, e cila tani po zvogëlohet sërish, përcjell albinfo.ch.
Gjërat do të jenë ndryshe në Suedi, do të rifuten notat e disiplinës dhe mësimet e drejtshkrimit. Çdo shkollë duhet të ketë edhe një bibliotekë me libra të shtypur. Fëmijët nën dhjetë vjeç në Suedi duhet të shmangin tërësisht mësimet digjitale dhe metodat tradicionale të mësimdhënies, pra librat duhet të përdoren sërish edhe në klasat e larta dhe shkollat e mesme. Për këtë arsye, autoritetet e shkollave suedeze duhet të hartojnë udhëzime të reja.
Financimi në Suedi: Kthimi në jodigjital mbështetet nga shteti suedez. Disa shkolla kanë investuar burimet e tyre financiare tërësisht në format digjitale të mësimdhënies.
Krahasimi me Zvicrën: “Në Zvicër, digjitalizimi filloi me të vërtetë vetëm pas pandemisë, kur u bë një domosdoshmëri”, thotë Stefan Wolters, profesor në Universitetin e Bernës dhe drejtor i Qendrës Zvicerane Koordinuese për Kërkime Arsimore. Përpara Corona-s u përdorën gjithashtu mësime digjitale, por jo më gjerësisht.
Çfarë mëson Zvicra nga Suedia: Sidomos në klasat e ulëta, për shembull, kur mësoni të shkruani, do të ishte gabim t’u mësoni fëmijëve këtë me tastierë. Wolters u shpreh që dihet se nëse fëmija mëson të shkruajë në tabletë me stilolaps, është shumë afër shkrimit në letër. Tableti gjithashtu mund të lehtësojë mësuesin duke sugjeruar korrigjime.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













