Kosova
Osmani e Kurti apel BE-së: Hiqni masat ndëshkuese, po kushtëzojnë Kosovën!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i bënë thirrje Bashkimit Europian të hedhë hapat që në sytë e tyre janë më të logjikshmit për t’u ndërmarrë në këtë situatë: të heqë masat ndaj Kosovës dhe të ndëshkojë Serbinë për veprime armiqësore ndaj saj, e largim nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, përcjell albinfo.ch.
Osmani i cilësoi krejtësisht të padrejta sanksionet e vendosura nga BE-ja pas tensioneve të muajit maj ishin të padrejtë. Ajo insistoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet për largimin e tyre.
“Ka një tendencë që masat të kushtëzohen me zbatimin e dialogut”, tha Osmani.
Kurti, në një postim në rrjetet sociale kërkoi heqjen e masave ndëshkuese dhe që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në programin e Partneritetit për Paqe me NATO-n.
“Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte detyrimin e njohjes de facto të Kosovës”, tha ai, duke shfaqur shpresën se “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin sanksione Serbisë, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës dhe për heqjen dorë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve”, që u arrit më herët gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










