Kosova
Prishtinë: Vdes një punëtor pasi ra nga një objekt në ndërtim, arrestohet pronari i kompanisë
Raportohet se një person ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në cilën ishte duke punuar, përcjell albinfo.ch.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 07:30, në rrugën “Gjergj Balsha”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se pasi është rrëzuar nga objekti viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Siç bëhet e ditur në raport është arrestuar një i dyshuar (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













