Kosova
Presidenti i Bullgarisë: Do të vazhdojmë të japim ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se mes Kosovës dhe shtetit të tij ka ende hapësirë për zhvillim.
Radev në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh se Bullgaria është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
Tutje ai përshëndeti përpjekjet e dy palëve që të ketë tregti mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
“Shqyrtuam hapa konkretë në zhvillimin e marrëdhënieve tona në perspektivë. Mes Kosovës dhe Bullgarisë akoma ka hapësirë për zhvillimin e së ardhmes, si dhe të zgjerojmë bazën juridike për marrëveshje të reja. Duhet të përshëndes përpjekjet e dy palëve që të ketë tregti mes dy vendeve, dhe jo vetëm të bëjmë tregti, por edhe të prodhojmë. Bullgaria është një nga vendet e para që në vitin 2008 njohu pavarësinë Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, Bullgaria do të vazhdojë që të japë ndihmën e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Bullgaria është një prej motorëve për integrimin e të gjitha vendeve për në BE. E dimë se sa është e vështirë që t’i zhvilloni këto reforma në fushën e drejtësisë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












