Kosova
Kurti lavdëron arritjet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, të organizuar nga shefja e shtetit, u lavdërua për arritjet e Qeverisë së udhëhequr nga ai. Duke folur për sundimin e ligjit, Kurti përmendi luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me fokus në veri të vendit.
“Qeveria jonë i sheh këto dy fusha [sundimin e ligjit dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore] si të ndërlidhura dhe të pandashme. Një ndër definicionet më të thjeshta të demokracisë është ligji mbi politikën dhe kjo do të duhet të jetë gjithëandej, tërë kohën. Por, le të fillojmë me sundimin e ligjit – që është i lidhur me të drejtat e njeriut, por edhe me demokracinë”, tha kryeministri Kurti.
“Të arritura e Qeverisë janë tashmë të njohura si në Kosovë, ashtu edhe ndërkombëtarisht, posaçërisht në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Gjatë mandatit aktual 34 rrugë ilegale janë mbyllur, 26 prej tyre në veri, 16 laboratorë të drogës janë shkatërruar, 9 prej tyre në veri; mbi 2.2 tonë substanca narkotike janë konfiskuaar dhe mbi 14 milionë euro janë sekuesuestruar nën dyshimin për shpëlarje të parave; 30.6 milionë euro mall janë konfiskuar nga Dogana. Progresi ynë në luftimin e krimit dhe korrupsionit është konfirmuar edhe ndërkombëtarisht – si përshembull, nga indeksi i perceptimit të korrupsionit”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, sfidë për Qeverinë ka qenë që ‘reformat e tyre’ kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Sepse, sipas tij, për më pak se një vit 10 ligje janë bllokuar në këtë Gjykatë. “Sfidë që kemi pasur si qeveri, reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Nga 16 nëntori 2022 deri më 2 nëntor të këtij viti, i kemi 10 ligje super të rëndësishme, të cilët ose ngelen të ngujuar në këtë Gjykatë ose janë rrëzuar apo deformuar aty. Kuvendi e ka Komisionin për Legjislacion dhe të gjitha çështjet e ligjeve trajtohen aty. Mirëpo, kemi një aktivizëm të çuditshëm që po na i vonon reformat dhe na humbet kohën e çmuar të popullit dhe të Republikës”, ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









