Kosova
Liberalizimi i vizave nga 1 janari, Osmani bën thirrje që të respektohen rregullat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të respektojnë rregullat e liberalizimit të vizave, përcjell albinfo.ch.
Në takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Osmani ka thënë se fokusi gjatë vitit 2023, e sidomos në pjesën e dytë të këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.
Veç tjerash, presidentja Osmani bëri thirrje:
“Të respektohen të gjitha rregullat që janë pjesë e sistemit të liberalizimit të vizave”, tha ajo.
Osmani tha se fokusi gjatë këtij viti ka qenë tek ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak sfidave të vazhdueshme nga agresori serb.
“Fokusi gjatë këtij viti ka qenë tek ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të problemeve të vazhdueshmeve dhe sfidat e vazhdueshme që paraqet agresioni i fqinjit tonë verior, Serbisë. Viti përpara natyrisht kërkon koordinim të vazhdueshëm institucional dhe veprime të mëtejme konkrete me qëllim të arritjes së objektivave dhe shënimit të sukseseve në fushat e ndryshme që ua kemi borxh qytetarëve tanë”, theksoi Osmani.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











