Kosova
Shqiptarët e Luginës nisen nga Gjilani për ta votuar në Serbi
Një numër i qytetarëve të Luginës janë nisur nga Gjilani për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që po mbahen sot.
Transporti është siguruar nga Komuna e Gjilanit për të gjithë qytetarët e Luginës që jetojnë e veprojnë në Gjilan.
“Ju njoftojmë se Komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. Për më shumë informata, ju lutemi të drejtoheni tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të Komunës së Gjilanit. Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, kishte njoftuar të enjten kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përcjell albinfo.ch.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë në Serbi nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë në Gjilan janë mbi dy orë.
Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, afro dy orë. Shqiptarët në zgjedhjet në Serbi po garojnë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi, shkruan koha.net.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










